“Pochettino është ende pjesë e projektit”

Në objektivin kryesor dështoi.
Por, duket që nuk do të shkarohet – të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino – e ka ende përkrahjen e klubit.
Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Leonardo për RMC tha se “Ne duhet të qëndrojmë së bashku. Pochettino është ende pjesë e projektit për këtë sezon. Nuk është koha për të menduar për këtë”.
Ne nuk duhet të hedhim gjithçka në kosh. Nuk duhet të fillojmë nga e para pas çdo humbje”.
Trajneri argjentinas – ishte emëruar në krye të PSG-së në fillim të sezonit – duke e zëvendësuar Thomas Tuchel.
Paraprakisht – Pochettino ka qenë trajner i Tottenhamit – teksa ditëve të fundit ka pasur raportime nga Anglia – se sezonin tjetër mund ta marrë drejtimin e Manchester United.

Përveç Ligës së Kampionëve – PSG-ja është eleminuar edhe nga Kupa e Francës dhe i vetmi sukses deri më tani mbetet – vendi i parë në Ligue 1. /Shqip.com