Sport Ndërkombëtar

E ardhmja e Koundes larg Sevillas

Jules Kounde

Largimi i Jules Kounde nga Sevilla është i pashmangshëm.

Qendërmbrojtësi i talentuar është lënë jashtë skuadrës që do të udhëtoj për turneun parasezonal.

E ardhmja e francezit është ende e mjegullt.

Xavi e Tuchel kërkojnë nënshkrimin e Koundes për të përforëcuar repartin e mbrojtjes.

Sipas, Sky Sports, Chelsea madje ka edhe një marrëveshje me lojtarin që nga qershori.

Edhe Barcelona është në bisedime, por skuadra angleze ka bërë edhe një ofertë në vlerë prej 55 milionë pund.

Sevilla ka nisur fazën e dytë përgatitore të enjten në Lagos të Portugalisë.

Jules Kounde

Kounde nuk është pjesë e listës së lojtarëve që ka ftuar trajneri, Julen Lopetegui, dhe kjo tregon se ai është në prag të largimit.

23-vjeçari ka kontratë me Sevillën deri në vitin 2024.

Ai gjithsej ka 133 paraqitje për Sevillën, madje ka kontribuar edhe me nëntë gola e tri asistime./Shqip.com