Sport Ndërkombëtar

E ardhmja e Bellerinit mbetet e mjegullt

Hector Bellerin

E ardhmja e Hector Bellerinit është ende e paqartë.

Futbollisti spanjoll është rikthyer te Arseanli – pas një sezone të kaluar si huazim në Real Betis dhe po merr pjesë në parasezon me “Gunners”.

Por, qëndrimi i tij te skuadra londineze nuk është i sigurtë.

Ai ishte në radarin e Atletico Madrid, por nuk ka pasur ndonjë lëvizje të re në atë drejtim.

Bellerin ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe në “Transfermarkt” vlerësohet 20 milionë euro.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka zhvilluar 23 ndeshje në La Liga në sezonin e fundit– teksa asistoi dy herë.

Katër herë u paraqit edhe në Europaligë – ku gjithashtu regjistroi dy asistime. /Shqip.com