Sport Ndërkombëtar

Dzeko zyrtarizohet te skuadra e re

MILAN, ITALY - JANUARY 14: Edin Dzeko of FC Internazionale looks o during the Serie A match between FC Internazionale and Hellas Verona at Stadio Giuseppe Meazza on January 14, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Edin Dzeko është zyrtarisht futbollist i Fenerbahces. Klubi turk ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin boshnjak me anë të një tweet. Dzeko largohet nga Serie A pas tetë vitesh për të nisur një aventurë të re në Turqi.

 “Sulmuesi me famë botërore Edin Dzeko zbarkon në Stamboll për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të kompletuar transferimin. Shumë shpejt do të prezantohet me publikun”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit turk.

Dzeko largohet nga Interi me parametra zero pasi i përfundoi kontrata. Në tetë vite në Serie A (gjashtë te Roma), Dzeko realizoi 119 gola në 260 ndeshje, ndërsa me Inter 31 gola në 101 ndeshje.

/Shqip.com