Sport Ndërkombëtar

Dzeko pranon super-ofertA

Edin Dzeko
Edin Dzeko

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko do të largohet nga Interi.

Ai ka kontratë me Interin deri në fund të muajit dhe nuk do ta vazhdojë atë.

Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm për transferimet, shprehet se 37-vjeçari Dzeko ka dy mundësi.

Mund të vazhdojë karrierën e tij në Turqi ose Arabinë Saudite. Klubet nga Arabia Saudite joshin yjet e futbollit me kontrata të pasura dhe, pas Cristiano Ronaldos, Karim Benzema, N’Golo Kante dhe të tjerëve, atje mund t’u bashkohet edhe Dzeko. Një tjetër opsion është Fenerbahce.

Sipas TRT-së turke, Fenerbahçe nuk do të mund të përballet me ofertën e Arabisë Saudite dhe zbulon se Dzeko ka marrë një ofertë prej 20 milionë eurosh në sezon.

Dzeko luajti në Manchester City, Roma dhe Inter, por askund nuk kishte një rrogë të tillë. Në Inter, ai mori rreth pesë milionë euro neto për sezonin e fundit.

/Shqip.com