Lajme

25 vjeçari ndalohet nga autoritetet serbe, dyshuan se është person tjetër

Tefik Sejdiu, ishte ndaluar nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi rreth orës 15:00.

25-vjeçari nga Kosova u ndalua nën dyshimin se ishte një person tjetër i kërkuar nga Serbia.

Kështu ka deklaruar për Shqip.com, një person që ishte së bashku me Tefikun.

“Kam qenë në shoqërim të personit në fjalë. Nga ora 15:00 ka qenë i ndaluar, në kufirin Hungari-Serbi. Fillimisht nuk kane dhanë asnjë koment lidhur me ndalimin. Ai u lirua pasi dha deklaratë dhe u vërtetua se nuk ishte personi i kërkuar”.

Tefik Sejdiu

Theksojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme edhe një autobus me mërgimtarë nga Kosova u sulmua në kufi me Serbinë.

/Shqip.com