Lajme

Dyshohet se u ngacmua seksualisht e mitura në Gjilan

Një e mitur dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një burrë në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com