Dyshohet se u dhunua seksualisht një e mitur në Kaçanik
Një e mitur e ka njoftuar policinë se është mbyllur nga një person në një banesë në Kaçanik.
Ajo u lirua pas intervenimit të policisë.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
“Kaçanik 09.01.2024. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com