Lajme

Dyshohet se u dhunua një grua në Prizren

Foto e ilustruar

Një grua dyshohet se është keqpërdorur seksualisht dhe është dhunuar  nga një burrë në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte keqpërdor seksualisht-dhunuar viktimën femër”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

/Shqip.com