Lajme

Dyshohet se rrihte bashkëshorten dhe tentonte të ja merrte fëmijët, arrestohet burri në Shtime

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Shtime, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, thuhet se personi i dyshuar ishte shtetas I Gjermanisë dhe vazhdimisht kërcënonte bashkëshorten se do të ja merrte fëmijët.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.S, mashkull, shqiptar ,shtetas i Gjermanisë,  i moshës 48 vjeçar,  i cili pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me bashkëshorten e saj me inicialet H.S ( F/K) e moshës 37 vjeçare,  shkakton dhunë në familje duke tentuar ti marrë me dhunë dy fëmijët e tyre”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, Policia ka njoftuar se kanë arrestuar të dyshuarin ndërsa, viktimën e kanë dërguar të prindërit e saj.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa viktima H.S kthehet te prindërit e saj”.

Policia ka treguar se rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”./Shqip.com