Lajme

Dyshohet se një vajzë u sulmua seksualisht në Podujevë

Një vajzë nga Podujeva është ankuar në Policinë e Kosovës së është sulmuar seksualisht nga një burrë.

Kjo është bërë e ditur nga PK-ja përmes raportit të tyre 24-orësh dhe ankesa thuhet se është bërë me datën 23 të këtij muaji.

“Podujevë, 23.12.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull”.

Sipas PK-së, nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është duke u hetuar.

/Shqip.com