Lajme

Dyshohet se një grua mbeti shtatzënë nga dhunimi

Ilustrim

Pas kontrolleve mjekësorë një femër në Gjilan ka rezultuar se është shtatzënë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, shtatzënësia e viktimës dyshohet se ka ardhur nga një dhunim.

“Viktima femër  kosovare pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas PK-së, në konsultim me prokurorin rasti është kualifikuar si dhunim dhe njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

/Shqip.com