Lajme

Dyshohet se një e mitur u dhunua në Pejë

Ilustrim
Ilustrim

Një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i rritur në Pejë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunimi”.

Ndalimin e tij e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Do të merren të gjitha masat ligjore për këtë rast”, tha Nikçi.

/Shqip.com