Lajme

Dyshohet se kontrabandonte gjedhe nga Serbia, arrestohet një person

Ilustrim/Policia e Kosovës
Ilustrim/Policia e Kosovës

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer kontrabandë me mallra.

Sipas Policisë, ai dyshohet se nëpërmjet rrugëve ilegale ka transportuar gjedhe nga Serbia për në Kosovë.

“I dyshuari në periudhën kohore 2019-2020, dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetin e kontrabandimit të mallrave, konkretisht transportimin ilegal të gjedheve nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet brezit kufitar (zona e Karaçevës), duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Veç tjerash, potencohet se i dyshuari ka pranuar veprën penale dhe me aktvendimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë.

/Shqip.com