Lajme

Dyshohet se fitoi tender me dokument të falsifikuar, ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar një person të dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të dyshuarin A.K.I njëjti dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar të lëshuar kinse nga Ministria e Forcës së Sigurisë (Ministria e Mbrojtjes), me të cilin dokument ka aplikuar në një tender publik në vitin 2021, në Komunën e Gjilanit dhe e ka fituar të njëjtin” thuhet në njoftim

A.K dyshohet se ka shkaktuar veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik’’, nga neni 415 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

/Shqip.com