Lajme

Dyshohet se dhunoi djalin dhe dy vajzat e tij, arrestohet një person nga Policia në Ferizaj

Ilustrim.

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe dy vajzave të tij.

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës thuhet se personi i dyshuar është arrestuar.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.G i moshës 51 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje që kishte, iu shkakton lëndime trupore,  djalit me inicialet E.G i moshës 24 vjeçar dhe dy vajzave të tij me inicialet A.G e moshës 23 vjeçare dhe E.G e moshës 21 vjeçare, të cilët më pas për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ilustrim

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin e Policisë dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”.

Siç ka njoftuar PK-ja, rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe lëndim trupor”./Shqip.com

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst, cilësohen të pafajshëm deri në vendimin e gjykatës.