Lajme

Dyshohet për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Stacioni i Autobusëve, Prishtinë.

Pasditen e së enjtes dyshohet se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, një person ka vendosur një mjet shpërthyes.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se informatën për këtë e kanë marrë nga një telefonatë anonime.

Tutje, ajo theksoi se në një perimetër të caktuar, Policia e Kosovës ka evakuuar qytetarët dhe se janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha Ahmeti./SHQIP.com