Lajme

Dyshohet për mjet shpërthyes në “Bregun e Diellit”

Në “Bregun e Diellit”, Prishtinë po dyshohet për një mjet shpërthyes.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, tha ai.

Policia po vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes. /Shqip.com