Lajme

Dyshohet për keqpërdorim me 27 kartela bankare; ndalohet në mbajtje një person

Policia e Kosovës / Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën, në Prishtinë, ka ndalur një person të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare.

Në bazë të komunikatës së policisë, dyshohet se një person me kartela të dublikuara ka tentuar ose ka tërhequr para nga bankomatët e bankave të ndryshme në Kosovë. 

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, është njoftuar nga njësiti patrullues i stacionit policor Jugu në Prishtinë, lidhur me ndalimin e një personi të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare.”, thuhet në komunikatë.

Kartela bankare – Foto: REL/TASS
Ilustrim

Policia bërë të ditur se në cilësi të provave nga i njëjti janë sekuestruar një telefon celular, 1200 euro, 27 kartela të ndryshme bankare, të dyshuara të klonuara, rreth 387 funta angleze (mbi 440 euro) dhe një SIM kartel.

Sipas detyrës zyrtare gjatë gjithë procesit ka qenë prezent avokati mbrojtës.

Policia bënë të ditur se e vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe sipas rekomandimeve do të ndërmerren veprimet e mëtejme sipas proceduarve ligjore./Shqip.com