Lajme

Dyshohen se përfituan kundërligjshëm tenderë rreth 100 mijë euro, arrestohen dy persona

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm në tenderë në vlerë prej 100 mijë euro.

Siç raporton Policia, ekziston dyshimi se gjatë vitit 2021, pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

“Lidhur me rastin, pas veprimeve hetimore, është vërtetuar se të dyshuarit  kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruara në qarkullim në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë. Vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, thuhet në njoftim.

Ilustrim.

Gjatë ditës së sotme, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarve personat me iniciale S.D. dhe A.D.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Pas përfundimit të intervistimit është njoftuar prokurori i rastit dhe me vendim të tij, të dyshuarit e sipërshënuar me iniciale vendoset të dërgohen në Qendër të Mbajtjes.

I dyshuari (A. D.) është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari (S. D.) me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit, për shkaqe shëndetësore, dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë./Shqip.com