Lajme

Dyshohej për mjet shpërthyes në Pejë, policia gjeti armë nën një veturë

Policia e Kosovës, të shtunën është njoftuar për një mjet shpërthyes në Pejë.

Saktësisht te rruga “Mbretesha Teutë”. Por, më pas është konfirmuar se në çantën e dyshimtë gjendej një armë dhe një karikator.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:50 një qytetar e ka njoftuar policinë se në rrugën “Mbretëresha Teutë’ në një parking të veturave ka vërejtur diçka të dyshimtë. Policia ka njoftuar njësitin e dominimit dhe e kanë tërhequr çantën. Brenda në të ka qenë e vendosur një armë dhe një karikator”.

Rasti po vazhdon të hetohet edhe më tutje. /Shqip.com