Sport Ndërkombëtar

Dyshja e “shpresës” te Barcelona

Aruajo dhe Eric Garcia

Barcelona është duke kaluar nëpër një periudhë tejet të vështirë në kohët e fundit.

Humbja në Ligën e Kampionëve kundër Bayernit, barazimi ndaj Granadas dhe “ikja” nga sistemi 4-3-3 nga Ronald Koeman kanë sjellur shumë tensione në “Camp Nou”, shkruan Shqip.com.

Por, një “dritë në fund të tunelit” po shihet në repartin defanziv ku si tandem kanë filluar të luajnë Eric Garcia dhe Ronald Araujo.

Garcia është “prodhim” i La Masias, ndërsa ishte tranferuar te Manchester City ku edhe u promovua fillimisht në ekipin e parë.

Eric García is safe that Spain can litigate the Eurocopa
Eric Garcia gjatë “Euro 2020”

Në udhërat e Pep Guadiolas ai duket që ka bërë përmisime të mëdha në kontrollën e topit dhe leximin e lojës.

Me vetëm 20 vite mbi supe ai ishte startues në gjysmëfinalen “Euro 2020” kundër Italisë dhe në afatin kalimtar të verë u rikthye në “shtëpi” te Barcelona.

Një element në të cilin Garcia nuk qëndron më së miri është loja në ajër pasi gjatësia e tij prej 1.82 m, nuk është më  e mira për një qendërmbrojtës.

Në anën tjetër, parteneri i tij në qendër Ronald Araujo njihet pikërisht për përgatitjen e lartë fizike dhe lojën e “fortë” në ajër.

22 vjeçari nga Uruguai kishte zhvilluar 24 parqaitje në La Liga me ekipën e parë gjatë sezonës së kaluar, ndërsa në këtë kampionat po shihet si njeriu kryesor në repartin defanziv.

Araujo | 2021/2022 player page | Defender | FC Barcelona Official website
Ronald Araujo një ndeshje kampionale në La Liga

Në ndeshjen ndaj Granadas ai e shënoi golin e barazimit në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe emri i tij u brohorit në “Camp Nou”.

Me Samuel Umtitn që nuk është pjesë e planeve të Ronald Koeman, Gerard Piquen në fund të karrierës dhe Celment Lenglet jashtë elemenit, dyshja Aruajo-Garcia po konsiderohet si e ardhmja e katalunasve në repartin defanziv./Shqip.com