Sport Ndërkombëtar

Dyshja e Interit “kapen” në fushë gjatë ndeshjes kundër Portos

Pjesa e parë mes Interit dhe Portos u mbyll me rezultatin e barabartë 0 me 0, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League faza 1/8 e finales.

Një moment mes portierit, Onana dhe sulmuesit Edin Dzeko mori vëmendjen e plotë në 45 minutat e para të ndeshjes.

Portieri dhe sulmuesi bosnjak patën një debat të ashpër pas një aksioni të krijuar nga mysafirët.

Ishte lojtari turk, Calhanoglu që ndaloi Onanan duke ia mbyllur gojën me dorë.

/Shqip.com