Sport Ndërkombëtar

Dyshja Durant – Irving “lidhin” kalorësit e Cleveland

Kyrie Irving dhe Kevin Durant

Brooklyn Nets zuri vendin e shtatë në Konferencën Lindore duke mposhtur Cleveland Cavaliers 115:108 të martën mbrëma në ndeshjen hapëse të play-in.

Nets kaluan në një epërsi prej 20 pikësh pas çerekut të parë – duke mos lënë vend për ndonjë befasi.

Kyrie Irving pati 34 pikë dhe 12 asiste, kurse Kevin Durant pati 25 pikë, 11 asiste, pesë kërcime dhe tre bllokada.

Kyrie Irving

Dyshja është e para për Nets që regjistrojnë 20+ pikë dhe 10+ asistime në të njëjtën lojë që nga viti 1993.

Nets patën një epërsi prej 20 pikësh në çerekun e parë (40:20) dhe ia dolën të mbanin epërsi gjatë gjithë lojës.

Derisa Cavs, me një ecuri 16-4 midis fundit të çerekut të tretë dhe fillimit të çerekut të katërt, përsëri nuk arritën të merrnin primatin në lojë.

Darius Garland dhe Kevin Durant

Për ta më i  miri në parket ishtë Darius Garland me 34 pikë, por që s’ishin të mjaftueshme, magjithatë Cavsat mund të kapin pozitën e tetë nëse triumfojnë ndaj fituesit të ndeshjes Atlanta – Charlotte të së premtes.

Nets dhe Cleveland patën të dyja një seri prej 44 fitoresh dhe 38 humbjesh, por që këta të parët korrën fitore në “Barclays Center” të premten, duke siguruar një epërsi 3 – 1 ndaj tyre.

Kevin Durant

Kjo ishte seria më e mirë e Cleveland që nga koha kur ishin në finale të play-offit para katër vitesh, kurse për “Rrjetat” është një kandidaturë e shpallur për trofe, pasi kanë arritur pesë fitore radhazi. /Shqip.com