Sport Ndërkombëtar

Dybala udhëton në Spanjë për të qartësuar destinacionin e ardhshëm

Paulo Dybala

Paulo Dybala ka ndarë rrugët me “Zonjën e Vjetër”.

Ai luajti ndeshjen e fundit për Juventusin ditën e shtunë, në humbjen 2:0 ndaj Fiorentinës.

Argjentinasi ka treguar rreth të ardhmes së tij në intervistën për Sky Sport, raporton Fabrizio Romano.

“Nuk kam vendosur ende. Nesër do të jem në Spanjë, pastaj do të jetë koha për pushime… Unë do të zgjedh klubin më të mirë për mua”, tha ai.

Po ashtu, 28 vjeçari komentoi rreth thashethemeve se mund të përfundojë në “Parkun e Princave”.

“Nëse Kimpembé më tregonte për PSG-në? Nuk e di, vërtet nuk e di se çfarë do të vendos”, përfundoi Dybala.

Paulo Dybala në lot pas ndeshjes së tij të fundit në “Allianz Stadium”

Sulmuesi kaloi shtatë sezone në Torino, ku fitoi pesë ‘Scudetto’ dhe kontribuoi me 115 gola dhe 48 asiste në 293 paraqitje.

Teksa, këtë edicion, 10 herë gjeti rrjetën dhe pesë të tjera shërbeu bashkëlojtarët, në gjithësej 29 paraqitje në Serie A.

Paulo Dybala me trofeun e Serie A-së, 2020

Përveç pesë trofeve të kampionit, Dybala ka edhe katër medalje në “Coppa Italia” dhe tre herë ngriti Sueperkupën e Italisë. /Shqip.com