Sport Ndërkombëtar

Dybala shkëlqeu te Roma, gjiganti evropian në sulm për argjentinasin

AS Roma's Paulo Dybala celebrates after scoring to 1-0 during the Europa League soccer match between AS Roma and Real Betis in Rome, Italy, Thursday, Oct. 6, 2022. (Alfredo Falcone/LaPresse via AP)

Paulo Dybala ka pasur një vit fantastik në aspektin personal me fanellën e Romës.

Në vitin e tij të parë në kryeqytetin italian, Dybala ka qenë lider i “Giallorosëve” duke i dërguar deri në finalen e Ligës së Evropës.

29-vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ku ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Megjithatë, ai mund të largohet nga Roma, pasi ka një klauzolë të ulët largimi nga kryeqyteti italian prej vetëm 12 milionë euro për skuadrat jashtë Serie A.

Real Madrid nuk e ka problem shumën e 12 milionë eurove dhe Dybala shihet si një alternativë shumë e mirë për repartin ofensiv.

Mirëpo, edhe nëse paguhet klauzola e tij prej 12 milionë eurove, atëherë do të jetë Roma që do të vendosë nëse do ta mbajë argjentinasin, por duhet t’ia vazhdojë kontratën me pagë prej 6,5 milionë eurove.

Gjithsesi “Los Blancos” e kanë në listën e tyre sulmuesin argjentinas dhe nuk do të jetë befasi nëse Dybala nga sezoni i ardhshëm do të luaj në “Santiago Bernabeu”.

/Shqip.com