Sport Ndërkombëtar

Dybala ka “rilindur” në Romë

Paulo Dybala dhe Jose Mourinho

Juventusi nuk ia vazhdoi kontratën.

Por, në Romë është duke shkëlqyer.

Paulo Dybala ka “rilindur” në kryeqytetin e Italisë.

Nën urdhërat e Jose Mourinhos ai ka shënuar tre gola në Serie A, teksa është autor i dy asistimeve.

Së bashku me Tammy Abaraham janë bërë dyshja kryesore e repartit sulmues të ekipit romak, teksa e synon edhe një vend në kombëtaren e Argjentinës për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Transferimi i Dybalas bëri bujë të madhe dhe theu edhe rekord me fanella të shitura për 24 orë ( mbi 500 mijë – për 24 orë).

Argjentinasi – në shtatë vitet e fundit ka qenë pjesë e Juventusit, teksa me Romën nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 2025./Shqip.com