Sport Ndërkombëtar

Dybala ka pësuar një lëndim të rëndë, pritet të mungojë deri në vitin e ardhshëm

Ylli i AS Romas, Paulo Dybala ka pësuar një lëndim serioz në fitoren përballë Lecce.

Ai mund të mungojë deri në vitin 2023, sipas trajnerit portugez Jose Mourinhos.

Dybala u zëvendësua menjëherë pasi shënoi golin e fitores në minutën e 48-t.

Sulmuesi dukej se ka një problem muskulor, me stafin mjekësor që vendosi akull në kofshën e majtë.

Mourinho pas ndeshjes tha se lëndimi i ishte mjaft i rëndë dhe gjasat që ai të rikthehet para vitit tjetër janë të vogla.

“Unë them se është keq. Për të mos thënë shumë keq. Fatkeqësisht është shumë keq. Unë nuk jam doktor dhe nuk kam folur me një, por nga eksperienca dhe nga çka kam kuptuar duke folur me Dybalan do të jetë e vështirë që të rikthehet para vitit 2023”, tha ai.

Ky është lajm i keq edhe për Argjentinën, të cilët po llogarisnin në aftësitë e 28-vjeçarit për Kupën e Botës.

Më 20 nëntor fillon botërori dhe Dybala me shumë gjasa do ta humbas atë.

Argjentinasi është “ringjallur” që nga kalimi i tij te Roma nga Juventusi.

Ish-lojtari i “Zonjës së Vjetër” ka shënuar shtatë gola e dy asistime në 11 ndeshje deri më tani.

Ai iu bashkua skuadrës së Mourinhos si transferim i lirë, pasi kontrata me Juventusin i skadoi këtë verë./Shqip.com

/Shqip.com