Sport Ndërkombëtar

Dybala i jep qetësi Juves në fund të pjesës së parë

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A-së, “Zonja e Vjetër” është ndarë në paqe në pjesën e parë.

Djemtë e Allegrit janë me shifra të njëjta 1:1 me Sassuolon e pozitës së 10-të.

Golin për vendasit e shënoi Giacomo Raspadori në minutën e 39-të.

Asistin për 22 vjeçarin e dha Domenico Berardi, i cili e shërbeu atë brenda zonës para se ta çonte në rrjetë në shtyllën e majtë.

Kurse, Dybala i dha qetësinë mysafirëve në të 45-tën, me një gol të bukur në këndin e epërm të portës.

Skuadrat shkuan në pushimin 15-të minutësh për t’u rikthyer dhe për ta kërkuar më të mirën nga takimi.

Për musafirët, në bankën rezervë është sulmuesi serb, Dusan Vlahovic që ishte i kritikuar edhe nga Allegri për performancat.

Kështu si qëndrojnë punët, Juve mbetet prapë në pozitën e katërt me 64 pikë të tubuara, ndërsa Sassuolo ka 47-të sosh./Shqip.com