Sport Ndërkombëtar

Dybala drejt skuadrës tjetër të madhe italiane

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pasi disa skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Dybala u transferua te Roma verën e shkuar me parametra zero dhe në sezonin e tij të parë në Olimpico realizoi 18 gola dhe 8 asistime.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Dybalas nga Roma.

Sipas Calcio Mercato, Beppe Marotta ka kontaktuar agjentin e Dybalas për mundësinë e transferimit gjatë kësaj vere.

29-vjeçari ka dy klauzola lirimi – e para është e vlefshme për klubet jashtë vendit dhe vlen 12 milionë euro, ndërsa e dyta raportohet se vlen rreth 20 milionë euro, shifër të cilën zikaltrit janë të gatshëm ta paguajnë.

/Shqip.com