Lajme

Dy zona në Prishtinë mbesin pa ujë të pijshëm

Ilustrim.

Në rrugën “Rexhep Luci”, “Luan Haradinaj” dhe “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm, përcjell Shqip.com.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë duke bërë sanimin e gypave në këto rrugë.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të  rrugëve ‘Rexhep Luci’ dhe ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ rruga që të shpie në fshatin Llukar.

Sanimi i tyre ka filluar dhe shpresojmë të përfundojmë sa më shpejt”, njofton Ujësjellësi.

Sipas njoftimit, deri në sanimet e defekteve të dy linjave, zonat do të mbesin pa ujë të pijshëm./SHQIP.com