Sport Ndërkombëtar

Dy vrasës – të papunë

Suarez dhe Cavani

Me plumbat e tyre i plagosën shumë kundërshtarë.

Madje, disa prej tyre edhe i vranë.

Fusha e gjelbër është gjah për dy vrasësit nga Uruguai, por numri 35 po i shkaton probleme.

Suarez dhe Cavani

Mosha e tyre ka bërë që njëri ta kalojë sezonin e fundit në stol, e tjetri më shumë në spital.

“El Matador” dhe “El Pistolero” kanë mbetur të papunë.

Ofertat nuk po i mungojnë, por të dy po dëshirojnë “xhunglën” e Evropës për të dalë në xhah.

Edinson Cavani dhe Luis Suarez janë pa kontrata, pa skuadra, në pritje të misionit të rradhës.

Dyshja ikonike nuk janë të interesuar për ndonjë skuadër në Amerikë.

Edinson Cavani – Manchester United

Ata dëshirojnë trofe, jo thasë më para.

Cavani – ishte në radarin e Barcelonës në sezonin e kaluar, por vazhdimi i bashkëpunimit me “Djajtë e Kuq” nuk doli të jetë veprim i zgjuar.

Disa skuadra nga Argjentina po e përcjellin gjendjen e tij, ndërsa së fundmi edhe Rayo Vallecano i ka hyrë garës për të.

Aty, ai do të bashkohej me Radamel Falcaon, një tjetër legjendë e Amerikës Latine.

Kurse, Suarez u përfol për një rikthim në ishull – ku me krahë të hapur po e presin dy ish-shkokët e skuadrës, Steven Gerrard dhe Philippe Coutinho – në një rrugëtim të gjatë me Aston Villën.

Luis Suarez – Atletico Madrid

Por, ende nuk ka ndonjë marrëveshje.

Pasi të rehatohen me skuadra – të dy e kanë një qëllim: Ta fitojnë kupën e botës me Uruguain.

Katari do jetë botërori i katërt për të dy, dhe me shumë gjasë i fundit. /Shqip.com