Dy “vrasës” nga Uruguai

Në fushën e gjelbër njihen si “vrasës”.
Goli është “gjahu” i tyre.
“EL Matador” dhe El Pistolero” janë dy nofkat që e kanë shoqëruar sulmin e kombëtares së Uruguait, tash, e gati dy dekada.
“Edinson Cavani shënon, Luis suarez asiston” dhe ansjelltas – është fjali që fansat e kësaj kombëtare e kanë ndëgjuar shpesh.
Ani pse nuk janë në vitet më të arta të karrierës, “plumbat” e tyre janë ende shpresë për “La Celeste”.
“El Pistolero”
![VIDEO] Luis Suárez regresó para darle la victoria y devolverle la vida a Uruguay – Futbolizados](http://www.futbolizados.com/wp-content/uploads/2014/06/uruguay_inglaterra_05.png)
Me të majtën, me të djathtën, me kokë, brenda zonës së rreptësisë dhe jashtë saj, topin e dërgon në rrjetë. Në çdo mënyrë. I lindur për të luajtur si qendërsulmues.
Luis Suarez, ftesën e parë të Uruguait, e priti me lot gëzimi, në vitin 2007.
Në “Kupën e Botës” që u mbajt po atë vit(për U-20) ai shënoi dy gola – në katër paraqitje. Asokohe ishte pjesë e Groningez.
Kapërcimin e parë, në ekipin A – të kombëtares e bëri me tetë shkurt të vitit 2008.
“La Celeste” e fitoi një yll të ri, një golashnuës të lindur. Asokohe, yll i skuadrës ishte Diego Forlan, me të cilin Suarez pati një partneritet dhe miqësi të ngushtë.

Ndeshja e parë ishte e paharrushme për të, por jo pse shënoi apo asistoi.
Teksa skuadra e tij po humbise nga Kolumbia, ai vështirësoi edhe më shumë punët pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, gjegjësisht me të kuq.
Nën rudhërat e Oscar Tabarez, Luis mori mësimet e duhura, për tu bërë pjesë e pandashme e kombëtares.
“Pistolero” është golashënues i 26 golave në kualfikime për Botëror, gjashtë në Kupën e Amerikës, shtatë në Kupën e Botës, tre në Kupën e Konfederatës dhe 21 të tjerë në miqësore.
Ndër golat të cilët, sulmuesi i Atleico Madrid festoi si i çmendur dhe mbetet paraqitje ikonik, është kundër Anglisë, në vitin 2014.
Publiku në “San Puaolo” ishte i zjarrtë, por gola nuk pati deri në minutën e 39-të.
Kundërsulm i shpejtë. Cavani e “ushqen” Suarezin me një pasim maestral. Topi përfundon në rrjetë, numri nëntë feston. Goli i tij i parë në Kupën e Botës.
Anglia, nuk o dorëzua dhe barazoi me Wayne Rooney, i cili e shënoi golin e tij t ë fundit në një Botëror.
Por, ky gëzim “u mbeti në fyt”. Pas një degazhimi të Musleras, “Matador” goditi topin me kokë, e, ai me shpejtësi përfundoi në këmbët e Suarez.
Pjesa tjetër është histori. Anglia iku në shtëpi, uruguianët vazhduan festën në Brazil.
“El Matador”
Mosha nuk ishte asnjëherë problem për të.
Qysh si adoleshent ishte “akull” para kundërshtarëve. “Topi vraponte pas tij”, i tillë edhe mbeti.
Edinson Cavani, historinë e tij të lavdishme me Uruguain e filloi në janar të vitit 2007.
Ai u përzgjodh si pjesë e ekipit U-20 për të luajur në Kampionatin e të Rinjëve të Amerikës së Jugut, që u mbajt në Paraguaj.

Rezultati: Golashënuësi më i mirë i turneut.
Radha do i vinte edhe ekipit A, pritja dukej e gjatë.
Qysh në debutim, ai e filloi “gjuetinë” e tij. E tundi rrjetën kundër Kolumbisë, teksa ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Që nga atëherë, ai ka shënuar 17 gola në kualifikimet për Botëror, katër në Kupën e Amerikës, pesë në Kupën e Botës, tri në Kupën e Konfideratave dhe 22 në ndeshje miqësore.
Në total: 124 ndeshje, 51 gola, 17-të asistime.
Përkundër kualitietit dhe arritjeve në karrierë, Cavani nuk ka qenë asnjëherë pjesë e skandaleve jashtë fushës së gjelbër.
Ndërsa, në fushë, punëtor, i heshtur dhe shumë shpesh aresyeja pse skaudra e tij feston.
Suksesi më i madh individual me “La Celeste” mbetet viti 2018, pasi ishte topgolashënuesi në kualfikimet për Kupën e Botës (CONMEBOL 2018 ).

Viteve të fundit, fati nuk ka qenë në anën e tij, pasi lëndimet e kanë lënë jashtë fushave të gjelbëra për shumë kohë.
Madje, për shkak të lëndimeve, PSG-ja i ndau rrugët me të, por shkëlqimin e gjeti përsëri në “Teatrin e Ëndrrave”.
Me 34 vite në supe, së bashku me me Suarez kanë edhe një mision, që mund të jetë i fundit në nivel të kombëtares: Një biletë për Katar. /Shqip.com