Lajme

Dy vjedhje brenda një dite në Prishtinë, një person në QKUK nën mbikëqyrje të Policisë

Foto e ilustruar

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur dy raste të vjedhjes së rëndë, përcjell Shqip.com.

Përmes raportit 24-orësh, PK bëri të ditur se në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte tentuar të kryej një vjedhje.

Sipas Policisë, me vendim të Prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, por që për shkak të gjendjes shëndetësore, ai mbetet në tretman mjekësor në QKUK nën mbikëqyrje të Policisë.

Policia e Kosovës

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte tentuar të kryej vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, por për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuari  mbetet në tretman mjekësor në QKUK nën mbikëqyrje të policies”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Qagllavicë, një person ka raportuar se disa të dyshuar me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij ku ka vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe një llaptop.

“Qagllavicë,Graqanicë, 21.10.2021-21:10.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç ‘rast kanë vjedhur para të gatshme , stoli ari dhe një llaptop . Rasti nën hetime”, njofton PK./SHQIP.com