Dy vëllëzër, dy gola – festë në “San Mames”

Tifozët e pranishëm në “San Mames” brohoritën dy herë sonte “Williams, Williams”.
Fillimisht, në minuën e 14-të, kur Inaki e tundi rrjetën për 1-1.
Dhe pastaj – kur po zhvillohej minuta e 33-të, pasi Nico shënoi për 3-1.
Dy vëllëzrit që e djersitin fanellën e Athletic Bilbao – shënuan në të njëjtën ndeshje për herë të parë.
Këtë e arritën në kuadër të xhiros së gjashtë na La Liga – kundër Rayo Vallecanos, ndeshje që përfundoi me rezultat 3-2.
Por, ani pse të pandashëm te ekipi bask – ata kanë bërë zgjedhje të ndryshme në kombëtare.
Inaki – ka vendosur të luaj për Ganën, teksa Nico është ftuar nga kombëtarja spanjolle – për ndeshjet e shtatorit.
Ky është sezoni i dytë që dy vëllëzrit luajnë së bashku në Bilbao – gjë që rrallë shihet në botën e futbollit./Shqip.com