Lajme Botë

Dy trena dalin nga shinat në Zvicër,dhjetëra të lënduar

Pamje nga aksidenti / Foto: Swissinfo

Dy aksidente hekurudhore janë regjistruar në një distancë të shkurtër kohore nga njëri tjetri në Zvicër, ku dy trena rajonalë kanë dalë nga shinat.

Si pasojë e aksidenteve dhjetëra pasagjerë kanë mbetur të lënduar.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar personat e lënduar të cilët u dërguan në spitalet më të afërt.

Treni i parë që i përkiste kompanisë RBS doli nga shinat pak para orës 17:00 pranë stacionit të Büren zum Hof, teksa në aksidentin e dytë tren i operuar nga kompania mobil Aare Seeland doli nga traseja në Lüscherz, në bregun jugor të liqenit Biel, shkruan Swissinfo.

Rrethanat e këtyre aksidenteve ende nuk janë saktësuar nga policia, por autoritetet dyshojnë se shkaktar mund të ketë qenë moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta.

/Shqip.com