Sport Ndërkombëtar

Dy transfere – me kosto zero

Xavi Hernandez

Transfere pa futur dorën në kuletë.

Barcelona ka rënë dakord për të nënshkruar me mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen dhe mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.

Klubi spanjoll është gjithashtu në bisedime me kapitenin e Chelseat, Cesar Azpilicueta për një transferim të lirë këtë verë.

Chelsea defender Andreas Christensen is set to sign a new contract with the  club, according to reports. - Sports Illustrated Chelsea FC News, Analysis  and More
Christensen

Presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta konfirmoi se Barca kishte nënshkruar me dy lojtarë, por nuk do t’i emëronte ata.

“Ne kemi kompletuar dy nënshkrime për sezonin e ardhshëm.Njëri është mesfushor, tjetri qendërmbrojtës. Por nuk më lejohet të përmend emrat e tyre”, tha ai për Catalunia Radio.

Kessie ka luajtur 215 herë për AC Milan që kur u transferua nga Atalanta në vitin 2017, por njoftoi në fillim të këtij sezoni se ai nuk kishte ndërmend të nënshkruante një marrëveshje të re me klubin italian.

AC Milan in direct talks to sell Kessie - AC Milan News
Kessie

Teksa, Chritiensen ka bërë 156 paraqitje për Chelsean që kur u bashkua nga skuadra daneze Brondby si 16-vjeçar në vitin 2012.

Sa i përket formës ekipore, katalunasit gjenden në vendin e tretë në La Liga, me 54 pikë të grumbulluara.

Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez – ka 11-të ndeshje pa humbje. /Shqip.com