Lajme Ballkan

Dy tërmete brenda 20 minutash regjistrohen në Maqedoni

Sot gjatë pasditës janë regjisruar dy tërmete në Maqedoni.

I pari është regjistruar rreth orës 14:00 më magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 km në juglindje të Strumicës.

Ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar rreth orës 14:20, me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra në juglindje të Strumicës.

Këto informacionë janë dhënë nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale nga këto dy tërmete./SHQIP.com

/Shqip.com