Lajme Ballkan

Dy televizione në Serbi ndalojnë trasnsmetimin, reagon BE

Flamuri i Serbisë

Televizioni “Nova S” dhe “N1” në Serbi kanë ndaluar transmetimet e tyre që nga mesnata në shenjë proteste për lirinë e mediave atje.

Në këto dy media shfaqet program i zi me mbishkrimin “Errësirë në Serbi, pa media të lira”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonaro tha se raportimi i lirë, liria e medias dhe pluralizmi janë të rëndësishme për çdo shoqëri demokratike.

“Ne jemi të njohur me gjendjen e medias në Serbi dhe presim që Serbia të zbatojë një plan veprimi mbi strategjinë e medias. Ne po presim që Serbia të krijojë një mjedis në të cilin liria e medias do të jetë e pa prekur,” tha Pisonaro duke u përgjigjur pyetjes së një gazetari, raporton Nova S.

Kujtojmë se të dy transmetuesit, që veprojnë brenda United Media, postuan të njëjtën shenjë në mediat e tyre sociale pas mesnate, por pa shpjeguar saktësisht se çfarë ishte.

/Shqip.com