Lajme Botë

Dy të vrarë nga tentim grabitja e 32 milionëve dollarëve në aeroportin e Kilit

Një personel sigurie qëndron në roje në një hyrje të pllakës së aeroportit Santiago de Kili, Kili, 8 mars , 2023. REUTERS/Ivan Alvarado

Një tentativë për një grabitje shumëmilionëshe në aeroportin e Santiagos në Kili është pasuar me një shkëmbim zjarri që la të vdekur 1 grabitës dhe 1 zyrtar të sigurisë së aeroportit.

Përpjekja e dështuar ndodhi mëngjesin e së mërkurës në aeroportin ndërkombëtar “Arturo Merino Benitez”. Raportohet se kanë qenë 10-12 grabitës që sulmuan punonjësit e aeroportit të cilët po lëviznin 32.5 milionë dollarë në para nga një aeroplan.

“Ngarkesa mbërriti me një aeroplan LATAM nga Miami. Ajo do të merrej nga kompania [e sigurisë] Brinks. Në këtë moment grabitësit shpërthyen në zonë, por u zmbrapsën nga zyrtarët e sigurisë”, tha Eduardo Baeza, një prokuror i ngarkuar për drejtimin e hetimeve.

Krimi i organizuar ka qenë një shqetësim në Kili vitet e fundit përfshirë aeroportin që ka qenë në shënjestër edhe në të kaluarën.

Në vitin 2017, një grup i armatosur vodhi rreth 18 milionë dollarë. 3 vjet më vonë në një grabitje të ngjashme u morën 15 milionë dollarë nga një kamion i blinduar.

Zëvendësministri i Brendshëm Manuel Monsalve u tha gazetarëve se zyrtarët e sigurisë patën një shkëmbim zjarri me grabitësit, duke parandaluar një “grabitje shumë të organizuar me shumë njerëz të armatosur dhe ndoshta shumë të planifikuar mirë”, shkruan Reuters.

Autoritetet konfirmuan se 1 nga sulmuesit dhe 1 zyrtar i sigurisë së aeroportit u vranë.

/Shqip.com