Lajme Botë

Dy të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket në Gjermani

Vendi i krimit në supermarketin Aldi në Shvalmstadt

Dy persona u gjenden të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një supermarket në qytetin e Schwalmstadt të Gjermanisë qendrore.

Sic raporton Deutche Welle, policia gjermane ka njoftuar se një burrë e ka goditur me armë zjarri një grua duke e lënë të vdekur, dhe më pas e ka vrarë vetën.

“Bazuar në deklarimet e vazhdueshme të dëshmitarëve, një burrë qëlloi së pari një grua në dyqanin ushqimor dhe pastaj me sa duket i mori jetën vetë,” thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka thënë se nuk ka shenja të përfshirjës së personave të tretë në ngjarje.

“Përveç dy personave të vdekur një burrë 58-vjeçar dhe një grua 53-vjeçare -asnjë tjetër nuk besohej të ishte plagosur dhe nuk kishte asnjë rrezik për publikun”, kanë njoftuar policia.

Autoritetet gjermane kanë nisur një hetim penal mbi incidentin.

Shërbimet e urgjencës në vendin e ngjarjes kanë ngritur gjithashtu një qendër mbështetjeje për dëshmitarët dhe të prekurit./Shqip.com