Lajme

Dy të vdekur dhe 373 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ilustrim

Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus të martën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 373 raste pozitive, nga gjithsej 3 mijë e 139 testime të kryera.

Janë shëruar 1 mijë e 710 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211 mijë e 22.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 9 mijë e 461.

Në 24 orët e fundit, MSh-ja njofton se janë dhënë 1 mijë e 427 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1 milion e 802 mijë e 978 doza të vaksinës.

811 mijë e 331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 94 mijë e 149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./SHQIP.com