Lajme

Dy të vdekur dhe 191 raste pozitive me COVID-19

Dy persona kanë vdekur pas infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive 191 persona.

Janë kryer 926 testime, 255 qytetarë janë shëruar ndërsa 1 mijë e 325 raste janë aktive.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar, por në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës./SHQIP.com