Lajme

Dy të vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

COVID-19
COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur nga COVID-19 si dhe janë shënuar 18 raste të reja.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, thuhet se gjatë kësaj kohe janë shëruar shtatë persona.

Megjithatë, të hospitalizuar për COVID-19 janë gjithsej 18 persona.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 121 raste aktive me virus.

/Shqip.com