Dy të vdekur dhe 175 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë këtij 24 orëshi. kanë rezultuar pozitiv me virus 175 qytetarë.
Megjithatë, janë shëruar 105 persona të tjerë.
Numri i rasteve aktive në Kosovë ka arritur në 2.184 persona.

Lexo edhe:
MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare të vaksinohen me doza përforcuese, ndërsa personat mbi moshën 60 vjet mund të vaksinohen edhe me dozën e katër të vaksinës.
Lexo edhe:
MSH-ja rekomandon gratë shtatzëna që të vaksinohen kundër COVID-19
Po ashtu, me qëllim të mbrojtjes së nënës dhe fëmijës, MSH-ja rekomandon vaksinimin edhe të grave shtatzëna.
Kurse, IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të mbajnë maskat në ambiente të mbyllura./Shqip.com