Lajme

Dy të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që nga ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në fshatin Vragoli.

Kështu për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident janë të përfshirë një veture dhe një kamion.

“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”- ka thënë Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia.

/Shqip.com