Sport Ndërkombëtar

Dy supergolat e Modric dhe Christensen në Euro 2020

EURO 2020

Si sot një vit më parë, dy ‘predha’ gjetën rrjetën në Kopenhagë dhe Glasgou.

Andreas Christensen, Rusi – Danimarkë

Në duelin mes Rusisë dhe Danimarkës në fazën e grupeve, plot pesë gola u shënuan.

Mirëpo, njëri nga ta ishte më special dhe jo si të tjerët.

Kur po luhej minuta e 79-të e takimit, një top i dëbuar nga mbrojtja ruse erdhi drejt Andreas Christensen.

Ndonëse nga një largësi prej më shumë se 30 metrash, që askush nuk do ta priste nga një qendërmbrojtës, goditja që danezi lëshoi në drejtim të portës së portierit Akinfeev sa nuk ‘shqeu’ rrjetën.

Goli i Andreas Christensen

Golat e tjerë nga në këtë takim u shënuan nga Mikkel Damasgaard (38’), Yussuf Poulsen (59’) dhe Joakim Maehle (82’) për Danimarkën.

Teksa, për Rusinë golin e gjeti sulmuesi shtatlartë Artem Dzyuba (70’), nga pika e bardhë.

Luka Modric, Kroaci – Skoci

Nga ana tjetër, Kroacia po ashtu zhvillonte ndeshjen e tretë të saj në fazën e grupeve kundër Skocisë.

Nikola Vlasic (17’) i kishte dhënë epërsinë ballkanasve, për t’i lënë ishullorët të barazojnë shifrat përmes Callum McGregor (42’).

Me pjesën e parë të mbyllur, një barzim nuk ishte rezultat i mirë për asnjërën nga skuadrat, dhe asnjëra nga to nuk dukej aq e mirë përta fituar takimin.

Kjo, derisa një 35 vjeçar edhe një herë kapi pikun e lojës së tij.

Luka Modric u gjend në pozitën perfekte gjatë një aksioni të kroatëve, duke pritur jashtë zonës së rreptësisë një pasim të kthyer.

Kur po luhej minuta e 62-të e ndeshjes së tij të 62-të ëpr Kroacinë, një goditje me shumë klas me trinën e jashtme fluturoi pas shpinës së portierit David Marshall, në skajin e djathtë të tij.

Goli i Luka Modric

Ishte ky goli që inspiroi skuadrën të shënonte përsëri me anë të ivan Perisic (77’), duke kapur kështu pozitën e dytë në grup dhe siguruar biletën për rundin tjetër.

Përndryshe, fituese e Euro 2020 u shpallën Italia, të cilët u treguan më të saktë se Anglia në penallti, në një ndeshje që u mbyll 1:1 pas 120 minutave lojë. /Shqip.com