Sport Ndërkombëtar

Dy skuadra të Ligës Premiere interesohen për Chiesan

Federico Chiesa mund të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar të futbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur sot e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Gjithnjë sipas mediumit italian, interesim për ish-futbollistin e Fiorentinës kanë shfaqur dy klube angleze. Bëhet fjalë për Liverpoolin dhe Newcastlen.

“Reds” nuk e dinë nëse Mohamed Salah do të qëndrojë apo jo në “Anfield” dhe mund të tentojnë ta transferojnë sulmuesin italian.

Ndërkohë, “Magpies” duan t’ia shtojnë Sandro Tonalit edhe një italian, me të cilët do të synonin suksese në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Newcastle ka rënë në duar të sheikëve arabë dhe po synon të përforcohet në mënyrë që ta dominojë futbollin anglez në vitet e ardhshme.

Chiesan e kanë përshkuar lëndimet në dy sezonet e fundit, ndërsa kishte shkëlqyer me Italinë në Euro 2020.
Juventusi do të ishte i gatshëm ta shesë atë nëse e merr një ofertë të kënaqshme.

/Shqip.com