Lajme

Dy shqiptarë arrestohen në Kroaci, u kapën me drogë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Kroaci pasi që në makinën e tyre janë gjetur 11 kilogramë heroinë.

Mësohet se dy shqiptarët kanë hyrë nga pika kufitare e Malit të Zi në Kroaci, dhe drogën me vlerë mbi gjysmë milioni euro e kishin fshehur në automjet, por u zbuluan nga qeni i policisë.

Siç raporton Abcnews.al, rreth 20 pako me lëndë narkotike heroinë me peshë totale 11 kg, ishte fshehur të pjesën e brendshme të automjetit.

“Dje më datë 10 janar rreth orës 11:30 në kontrollin kufitar hyrës ka mbërritur një mjet personal me targa shqiptare i drejtuar nga një 30-vjeçar, ndërsa pasagjeri ishte një 44-vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë”, njoftoi policia në faqet e saj.

Të dy shqiptarët, njëri shofer dhe tjetri pasagjer u arrestuan dhe nga hetimi penal u konstatua se ata synonin të transportonin heroinën nga Shqipëria në tregun e Evropës Perëndimore.

/Shqip.com