Lajme

Dy rastet e dhunimit në Gjakovë: Viktimat ishin të mitura

Gjatë ditë së djeshme në Gjakovë kanë ndodhur dy raste dhunimit në të cilat të dy viktimat janë të mitura.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, i cili tha se lidhur me rastin janë arrestuar edhe dy persona.

“Viktimat kanë qenë të mitura. Krejt çka mund të ju informoj është se dje janë arrestu dy persona të moshës madhore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar dy raste të hetimit për dhunim”, tha Elezaj.

Tutje, Elezaj tha se të dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë si dhe tani janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me të dy rastet për çka edhe nuk mund të jep informacione.

“Këta dy personat e dyshuar janë ndal dhe janë në mbajtje për 48 orë dhe janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me të dy rastet. Viktimat janë të mitura dhe detaje të tjera nuk mund të ju them”.

Ilustrim

Dy raste të dhunimit në Gjakovë, viktimat u morën me forcë në makinat e të dyshuarve – SHQIP.com

Dje gjatë ditës së marte, janë raportuar dy raste të dhunimit në Policinë e Kosovës në Gjakovë.

Njërin nga rastet viktima ka raportuar se një burrë e ka futur në makinën e tij si dhe e ka dhunuar.

Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar si dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, në rastin tjetër, viktima kishte raportuar se nga dy persona të maskuar ishte futur me dhunë në makinën e tyre dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”.

Lidhur me këtë rast, është arrestuar vetëm një person i cili edhe është arrestuar ndërsa, tjetri person ende nuk është identifikuar.

Një vajzë raportoi në Polici se u dhunua seksualisht nga ish i fejuari i saj në Ferizaj – SHQIP.com

Kujtojmë se dje ishte edhe një rast tjetër i dhunimit në të cilin po ashtu viktima ishte vajzë.

Vajza kishte raportuar në Policinë e Kosovës se ishte dhunuar seksualisht nga ish i fejuari i saj në Ferizaj./Shqip.com

/Shqip.com